Gjermani: Policia dhe Prokuroria deklarohen rreth vrasjes së boksierit Besar Nimani

Gjermani: Policia dhe Prokuroria deklarohen rreth vrasjes së boksierit Besar Nimani

Të shtunën në mbrëmje u qëllua për vdekje boksieri nga Kosova, Besar Nimani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bielefeldit.

Lidhur me rastin, janë deklaruar Policia dhe Prokuroria, transmeton Klankosova.tv

Përmes një komunikate, bëhet e ditur se krimi ndodhi rreth orës 18:00 në zonën e Obernstrasse pranë Klasingstrass.

Dyshohet se viktima u qëllua nga më shumë se një i dyshuar.

Viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra.

Policia ka nisur një operacion të madh policor dhe është në kërkim të personave të dyshuar.