Gjatë muajit maj u raportuan 18 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit maj janë raportuar 18 raste të dhunës në familje.
Prej tyre, 12 raste janë raportuar në Ferizaj, 3 në Kaçanik dhe 3 në Shtime.
Policia thotë se në muajin maj të vitit 2023 ishin të raportuara 22 raste të dhunës në familje.
“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Policia Rajonal e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.