HomeAktualeGjatë korrikut, në Morinë regjistrohen mbi 1.3 milion lëvizje qytetarësh

Gjatë korrikut, në Morinë regjistrohen mbi 1.3 milion lëvizje qytetarësh

spot_img

Fluksi i udhëtarëve në Pikën Kufitare të Morinës mbetet i lartë edhe në ditët e fundit të korrikut, ndërsa mijëra qytetarë nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore.

Për të përballuar lëvizjen, autoritetet kufitare po operojnë me 12 sportele dhe po zbatojnë marrëveshjen e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shmangur pritjet në kufi, raporton “OraNews“.

Vetëm gjatë 12 orëve të fundit, në Morinë janë përpunuar të dhënat e mbi 21 mijë qytetarëve dhe të më shumë se 6 mijë automjeteve. Sipas të dhënave kufitare, mbi 12 mijë persona kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër kanë dalë nga vendi.

Qytetarët shprehen se kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për cilësinë e plazheve dhe shërbimet turistike, duke e cilësuar Shqipërinë një destinacion të preferuar veror.

Ndërkohë, muaji korrik po mbyllet me mbi 1 milion e 362 mijë lëvizje qytetarësh në Pikën Kufitare të Morinës, një tregues i fluksit të lartë që ka shoqëruar sezonin turistik veror.

Lajmet e Fundit

FIFA: Askush nuk po e shet futbollin

  FIFA ka dalë në mbrojtje të planeve të saj të diskutueshme lidhur me të...

FC Ballkani dhe FC Malisheva përfundojnë rrugëtimin në Evropë

FC Ballkani u eliminua në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, pasi...

Shkëndija përmbys Bravon, kalon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Shkëndija e Tetovës ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës,...

Ronaldo me një tjetër postim motivues: Fokusi te drita, jo te hijet

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...