Gjasula pensionohet nga kombëtarja shqiptare
Klaus Gjasula i ka dhënë fund aventurës me kombëtaren e Shqipërisë pas vetë vjetësh.
Lajmin e ka bërë me dije vetë FShF-ja që e ka falënderuar për kontributin përmes një postimi në Facebook.
“Klaus Gjasula, pas #Euro2024, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe FSHF e falënderon pafundësisht mesfushorin për kontributin e dhënë në fushë dhe jashtë saj”, thuhet në postim.
“Klausi gjithmonë ka qenë një shembull në Kombëtare me angazhimin dhe sjelljen e tij. Faleminderit luftëtar!”
Gjasula ishte autor i një goli në Kampionatin Evorpian të këtij edicioni, kur realizoi golin e barazimit ndaj Kroacisë në të vdekur të ndeshjes.