Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në polici.

Dy raste janë në Lipjan, njëri në Prishtinë, tjetri në Fushë Kosovë, një tjetër në Podujevë, ndërsa pa një rast të tillë nuk mbeti as Gjilani.

Një i dyshuar në Lipjan është shoqëruar në polici nën dyshimin se ka sulmuar anëtaren e familjes. Me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

E në tjetrin rast në Lipjan një grua ka raportuar një anëtari i familjes ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj anëtares së familjes, dhe ka tentuar ta godas atë. I dyshuari është liruar me procedurë të rregullt, pas intervisimit.

Edhe një tjetër person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj dy grave. Dy viktimat e dyshuara, janë kthyer në banesën e tyre, pas intervisimit. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Për dhunë në familje, prangat iu vunë edhe një burri në Podujevë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, pas intervistimit.

Edhe në Gjilan, një person u dërgua në mbajtje nën dyshimin se ka përsëritur dhunën psikike ndaj anëtares së familjes. Ai po dyshohet se të enjten e ka përsëritur dhunën, pas të mërkurës ku edhe ishte raportuar paraprakisht për të njëjtën vepër penale.