Gërvalla takon kryetarin e Parlamentit të Japonisë, vlerësohen lart marrëdhëniet bilaterale

Gërvalla takon kryetarin e Parlamentit të Japonisë, vlerësohen lart marrëdhëniet bilaterale

Në kuadër të vizitës zyrtare në Japoni, Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla takoi Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve (Parlamentit) të Japonisë, Fukushiro Nukaga.

Gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla e falënderoi kryetarin Nukaga për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës përgjatë proceseve shtetndërtuese dhe integruese, donacionet dhe investimet në fusha të caktuara, duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në projekte të reja si në punësimin e të rinjve, në fushën e digjitalizimit dhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

Më tej ministrja Gërvalla e njoftoi Kryetarin e Kuvendit të Japonisë rreth progresit që Republika e Kosovës ka arritur në demokratizim, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, respektim të të drejtave të njeriut dhe fusha tjera.

Në fund të takimit ministrja Gërvalla dhe kryetari Nukaga biseduan edhe për organizimin e “Osaka EXPO 2025” ku Republika e Kosovës tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj.