Gërvalla: Spanja i njohu pasaportat e zakonshme të Kosovës që nga 1 janari 2024

Gërvalla: Spanja i njohu pasaportat e zakonshme të Kosovës që nga 1 janari 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë lirshëm në Spanjë.

Kjo pasi siç ka deklaruar ajo, Spanja i njeh pasaportat e zakonshme të Kosovës që nga 1 janari i këtij viti.

“Qytetarët e Kosova mund të udhëtojnë në Spanjë tani. Bazuar në njoftimet e shteteve anëtare të BE-së deri më 5 janar 2024, Mbretëria e Spanjës njeh pasaportat e zakonshme të Republikës së Kosovës që nga 1 janari 2024”, ka njoftuar Gërvalla përmes platformës “X”.