Gërvalla niset për në Lituani

Gërvalla niset për në Lituani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është nisur për Lituani për të marrë pjesë në Forumin e Lartë për të Ardhmen e Demokracisë, që do të mbahet më 7 dhe 8 nëntor 2024 në Vilnius, me ftesë të homologut të saj, Gabrielius Landsbergis.

Pjesëmarrja e ministres në këtë forum përfaqëson përkushtimin e Kosovës për avancimin e demokracisë dhe përpjekjet për forcimin e institucioneve demokratike.

Gjatë forumit, ministrja Gërvalla do të theksojë progresin e Kosovës në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror për të mbrojtur demokracinë përballë ndikimeve destabilizuese nga regjimet autokratike.

“Në një kohë kur sfidat dhe rreziqet ndaj vlerave demokratike po rriten, kjo konferencë është një platformë e rëndësishme për të afirmuar rolin e Kosovës në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe evropia”, thuhet në komunikatën për medie.