Gërvalla: Maskat ranë dhe bllokuesit po shihen

Gërvalla: Maskat ranë dhe bllokuesit po shihen

Deputetja Donika Gërvalla, ministre e Jashtme në detyrë, ka thënë se maskat ranë dhe bllokuesit po shihen.

“Opozita e vjetër dhe e re në Kuvendin e Kosovës sot votoi kundër konstituimit të Kuvendit, kundër vetvetes dhe kundër rezultateve të certifikuara të KQZ-së”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, ka pasur situata kur janë bllokuar qeveri përmes bojkotit apo votës kundër, por që deputeti i zgjedhur me votën e qytetarit, përfshi këtu edhe ata të përzgjedhurit e postierit në Zvicër e Gjermani, të votojë kundër vërtetimit të thjeshtë e formal të mandatit të vet, nuk ka ndodhur.

“Pikërisht këto janë metodat e atyre që, të dëshpëruar nga humbja për herë të dytë e pushtetit, tash sulmin e kanë orientuar jo vetëm kah fituesi bindës i zgjedhjeve, por edhe kah funksionimi i Republikës së Kosovës. Ky sulm ndaj funksionimit të vet Republikës nuk duhet të mbetet pa pasoja”, ka shkruar Gërvalla.