Gërvalla i shpreh mirënjohje Sudanit për njohjen dhe presidentes Osmani për punën

Gërvalla i shpreh mirënjohje Sudanit për njohjen dhe presidentes Osmani për punën

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova sot shënoi edhe një moment tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin e saj ndërkombëtar, njohjen nga Sudani.

Në një postim në Facebook, ajo u shpreh se mirënjohëse ndaj Sudanit dhe presidentes Vjosa Osmani për punën e saj.

“Kjo njohje vjen vetëm pak javë pas lajmit të mirë nga Kenia, duke forcuar më tej praninë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në Afrikë dhe përtej saj. Jemi thellësisht mirënjohës Sudanit për këtë vendim, Presidentes Osmani për punën e saj, si dhe të gjithë aleatëve tanë që kontribuuan në këtë sukses të përbashkët diplomatik”.

“Presim me padurim ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme diplomatike dhe bashkëpunimin konkret me Sudanin në fusha me interes të ndërsjellë”, tha Gërvalla.

Njohja nga Sudani është e dyta brenda javësh për Kosovën, pasi një shtet tjetër afrikan, Kenia e njohu atë në fund të marsit.