HomeAktualeGërvalla dënon vrasjen e 25-vjeçares në Malishevë: Të hetohet çdo rrethanë pa...

Gërvalla dënon vrasjen e 25-vjeçares në Malishevë: Të hetohet çdo rrethanë pa kompromis

spot_img

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka dënuar vrasjen e rëndë të një gruaje 25-vjeçare në fshatin Kërvasari të Malishevës, duke kërkuar hetim të plotë, të shpejtë dhe pa kompromis nga organet e drejtësisë dhe të sigurisë.

“E dënoj fuqishëm vrasjen e rëndë të gruas 25-vjeçare në Kërvasari të Malishevës. Dhuna ndaj grave është krim dhe ndaj saj do të ketë zero tolerancë”, ka deklaruar Gërvalla.

Gërvalla kërkoi gjithashtu që të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

“Në këtë moment dhimbjeje dhe tronditjeje, kërkojmë nga organet e drejtësisë dhe të sigurisë hetim të plotë, të shpejtë dhe pa asnjë kompromis, në mënyrë që të zbardhet çdo rrethanë e kësaj ngjarjeje dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë”, theksoi Ministrja Gërvalla.

Ajo tha se dhuna ndaj grave nuk mund të trajtohet si çështje private apo konflikt familjar.

“Dhuna ndaj grave nuk është çështje private. Nuk është konflikt familjar. Nuk është ‘punë e shtëpisë’. Dhuna ndaj grave është krim dhe ndaj saj do të ketë zero tolerancë. Asnjë grua nuk duhet të humb jetën në vendin që do të duhet të ishte më i sigurtë për të, në shtëpinë e saj”.

“Nuk mjafton të reagojmë pasi të humbet një jetë. Duhet të parandalojmë dhunën përpara se ajo të bëhet e pakthyeshme. Një grua është vrarë. Përballë dhunës ndaj grave nuk mund të ketë heshtje, arsyetime apo indiferencë. Ka vetëm një përgjigje, drejtësi dhe vetëm drejtësi dhe zero tolerancë ndaj dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Gërvalla ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimës.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Me mendje e zemër jam me ta në këto momente të rënda dhe me të gjithë ata që po përballen me këtë humbje të madhe”, tha Gërvalla.

Lajmet e Fundit

AAK bojkoton seancën e nesërme të Kuvendit, paralajmëron referimin e çështjes në Kushtetuese

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Aleancës ka aprovuar mbështetjen për Grupin Parlamentar të...

Endrit Thaçi poston muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë

Në Kryeqytet është zbuluar pasditen e sotme një mural i ri, i cili i kushtohet...

Prishtina dhe Llapi shënojnë fitore bindëse në Superligë

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës, duke triumfuar me rezultat 4-1, në...

UP mirëpriti përfaqësuesit e projektit „STRUCTUVET” nga Universiteti Autonom i Barcelonës dhe Universiteti i Milanos

Në takim u diskutua për modernizimin e kurrikulës së Mjekësisë Veterinare dhe forcimin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...