
Gërvalla bashkë me Cameron në Luksemburg
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me homologun e saj nga Mbretëria e Bashkuar, David Cameron në kuadër të vizitës së saj në Luksemburg.
Zëvendëskryeministrja Gërvalla këtë takim me Cameron-in e ka realizuar në “Place Guillaume II” pasi mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut me ftesë të Dukës së Madh.
“Së bashku me Ministrin e Jashtëm Britanik, Lord David Cameron në Luksemburg në ‘Place Guillaume II’ pas ceremonisë së Ditës Kombëtare të organizuar nga Duka i Madh”, ka shkruar Gërvalla, në platformën “X”.