Gerta Hoti vazhdon karrieren e saj në Francë

Gerta Hoti vazhdon karrieren e saj në Francë

Gerta Hoti, një nga basketbollistet më premtuese të basketbollit tone, do te jete pjese e gjigantit francez VILLENEUVE D’ASCQ ESB (ESBVA) duke shënuar një hap të madh në karrierën e saj ndërkombëtare.

Pas punës se madhe disa vjeçare, talenti i saj është vlerësuar nga njëri prej klubeve më të mëdha në Francë, që ka një traditë në zhvillimin e talenteve të reja.

“Ky transferim është një arritje e madhe jo vetëm për Gertën, por edhe për klubin tone dhe basketbollin tone ne përgjithësi , pasi tregon rritjen e nivelit të punës qe behet me gjenerata te reja dhe jo vetem. Gerta do të ketë mundësinë të luajë në një kampionat të fortë me gjeneratat e reja dhe të zhvillohet përballë lojtarëve të klasit botëror”.

“Me këtë hap të rëndësishëm, Gerta Hoti pritet të jetë një inspirim për shumë gjenerata te reja që ëndërrojnë të kenë sukses në nivelet më të larta të basketbollit evropian e botëror. Klubi falenderon Gerten për kontributin e dhene dhe i deshiron shumë suksese në karrierë! Me pune një hap afër ëndrrave!”, ka njoftuar KBF Prishtina.