Gërmimet arkeologjike në Suharekë, Hoxhaj sheh nga afër rëndësinë e tyre
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka parë nga afër gërmimet arkeologjike në Suharekë, të cilat tregojnë për një vazhdimësi të jetës në vendbanimin Hisari, që daton që nga neoliti i vonë e deri në periudhën ilire, të kohës së Mbretërisë Dardane.
Ai ka shkruar në “Facebook” se gërmimet tregojnë se Hisari është arkivi më i rëndësishëm parahistorik i Kosovës dhe i Ballkanit.
“Kënaqësi të shoh nga afër gërmimet arkeologjike në Suharekë, të cilat tregojnë për një vazhdimësi të jetës në vendbanimin Hisari, që daton që nga neoliti i vonë e deri në periudhën ilire, të kohës së Mbretërisë Dardane! Nën udhëheqjen e Dr. Shafi Gashit, gërmimet tregojnë se Hisari është arkivi më i rëndësishëm parahistorik i Kosovës dhe i Ballkanit! Kur isha aty, pash vetë kontinutetin e jetës, i dëshmuar përmes kulturës materiale – arkeologjike. Nga arkeologët e kuptova se si kjo qendër e rëndësishme mund të jetë edhe hallka më e rëndësishme për studimin e mëtutjeshëm të kulturës iliro – dardane në Kosovë dhe Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj.