Gërmimet arkeologjike në Cernicë të Gjilanit, çojnë drejt zbulimeve të reja historike në Kosovë
Arkeologët kanë nisur gërmimet në lokalitetin arkeologjik në Cernicë të Gjilanit, duke premtuar zbulime të reja dhe të rëndësishme.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook thotë se Gradina e Cernicës po konsiderohet një nga vendbanimet e periudhës së hekurit dhe asaj helenistike, që përfshinë periudhën e Mbretërisë Dardane, është tani në qendër të vëmendjes.
Postimi i plotë i ministrit:
Drejt zbulimeve të reja!
Kanë nisur gërmimet arkeologjike në lokalitetin arkeologjik në Cernicë të Gjilanit.
Gradina e Cernicës, bazuar në materialin e zbuluar arkeologjik, përfaqëson njërin nga vendbanimet kryesore të periudhës së hekurit dhe asaj helenistike – periudha e Mbretërisë Dardane, në territorin e Republikës së Kosovës.
Arkeologjia po trajtohet me prioritet. Përmes zbulimeve arkeologjike tregohet historia e lashtë e vendit tonë.