Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë paraqitjet në arenën evropiane.
Genc Nuza është caktuar gjyqtar kryesor në ndeshjen mes Ilves dhe Rijekës, e cila zhvillohet më 13 gusht në Tampere të Finlandës, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të UEFA Conference League.
Nuza do të asistojë nga gjyqtarët kosovarë Lumturije Muhadri dhe Alban Ejupi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.
Në rolin e AVAR-it është caktuar Mentor Ajeti.
Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar ekipin kosovar të gjyqtarëve për këtë tjetër paraqitje të rëndësishme në skenën evropiane.
“Suksese ekipit tonë të gjyqtarëve në këtë tjetër paraqitje të rëndësishme në arenën evropiane!”, thuhet në urimin e FFK-së.

