Gazetarja që u sulmua nga një grua në Prishtinë: Policia u vonua më shumë se 40 minuta

Gazetarja që u sulmua nga një grua në Prishtinë: Policia u vonua më shumë se 40 minuta

Dy gazetare dhe kameramani i portalit Lajmi.net janë sulmuar dje në Rrugën C në Prishtinë, nga një burrë dhe një grua.

Gazetarja Lindita Berisha, ka folur pas sulmit në një konferencë për media.

Berisha tha se ajo dhe kolegët e saj nuk ishin lejuar as të largohen nga gruaja që i sulmoi.

Gazetarja tha se policia ishte vonuar për më tepër se 40 minuta.

“Shkaku i mosmundësisë për ta gjetur lokacionin e saktë se ku ishim. Kjo i ka dhënë aq më shumë mundësi asaj (gruas) që të sulmohemi”, tha Berisha para mediave.

“Ajo u mundonte që të na i merrte telefonat prej dorës dhe të na i fshinte pamjet që shihen duke e sulmuar taksistin. Ajo ka vazhduar për një kohë të gjatë e njëjta dhe ne kemi vazhduar dhe e kemi thirrur policinë duke u dhunuar”, tha ajo.

Gruaja e cila e sulmoi ekipin e gazetarëve u ndalua për 48 orë.