Gazeta spanjolle AS: Roberto Moreno ka ofertë nga Kosova
Trajneri spanjoll Roberti Moreno, ka ofertën për ta drejtuar kombëtaren e Kosovës.
Kështu shkruan gazeta spanjolle “AS”.
Por, sipas kësaj gazete Moreno i ka edhe dy oferta të tjera.
Përpos “Dardanëve”. trajneri spanjoll mund ta marrë drejtimin e Adana Demirspor në Turqi dhe Sochi, në Rusi.
Sipas “AS”, ka pak gjasa të pranojë ofertën e Kosovës, por nuk përjashtohet mundësia që ai ta pranojë ofertën e FFK-së.
Dje, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, u pa teksa diskutonte në Stamboll me Roberto Morenon.
Përvoja e fundit e Robert Morenos, ishte me Granadan vitin e kaluar.
Që atëherë ai ka pasur disa propozime por nuk ka pranuar asnjërën prej tyre.
Kombëtarja e Kosovës është në kërkim të trajnerit të ri.
“Dardanët” e shkarkuan Primozh Glihan, nga pozita e shefit të shtabit teknik, pasi nuk u arrit kualifikimi për “EURO 2024”.