Gashi për kërkesën e Kurtit për 500 mijë vota: Kurrë hiç, s’ka ku i merr
Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për 500 mijë vota.
Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodh, duke u shprehur se “s’ka ku i merr”.
“Kurrë hiç, asnjëherë, s’ka ku i merr”, është shprehur tutje Gashi.