Gashi: Ne jemi një popull që nuk dorëzohemi kurrë

Gashi: Ne jemi një popull që nuk dorëzohemi kurrë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka kujtuar sakrificën dhe vuajtjet e popullit të Kosovës, në 25 vjetorin e çlirimit.

Ai në fjalimin e tij kujtoi luftën diplomatike të presidentit historik Ibrahim Rugova dhe luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi tha se “ne jemi një popull që nuk dorëzohemi kurrë”.

“Një popull që qëndron i bashkuar përballë çdo sfide, që di t’i mbrojë të drejtat e tij me krenari dhe dinjitet”, tha Gashi.

I pari i deputetëve të LDK-së shtoi se sfidat nuk kanë mbaruar akoma. “Ndërtimi i një shoqërie të drejtë dhe prosperuese kërkon angazhin të vazhdueshëm”, theksoi ai.

Më 12 qershor 1999-të, trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë duke çliruar përfundimisht vendin nga okupatori serb. Në këtë ditë u përmbush ëndrra shekullore e popullit të Kosovës për liri.