Gara ndërkombëtare e basketbollit FIBA 3×3 Challenger për herë të tretë në Kosovë

Gara ndërkombëtare e basketbollit FIBA 3×3 Challenger për herë të tretë në Kosovë

Nga nesër deri më 21 korrik në Prishtinë do të mbahet gara ndërkombëtare në basketboll FIBA 3×3 Challenger, ka njoftuar MKRS-ja.

Kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare sportive, do të bëjë bashkë 18 shtete nga e gjithë bota: ShBA-të, Franca, Gjermani, Zvicra, Italia, Austria, Bahrain, Puerto Riko, Lituania, Mali i Zi, Latvia, Spanja, Polonia, Portugalia, Hungaria, Izraeli, Rumania dhe Kosova.

Garat do të zhvillohen në sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 16:00 deri në orën 22:00, në dy konkurrenca; edicioni i tretë për meshkuj dhe edicioni i dytë për femra.

Përveç garës në basketboll, do të ketë edhe performanca nga artistë ndërkombëtarë dhe vendorë.

“Bashkohuni në këtë ngjarje të madhe sportive basketbollistike, që sjell emocione të paharrueshme!”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

FIBA 3×3 Challenger mbështetetur nga Ministria e Sportit.