Ganimete Musliu e kalon me sukses operimin në zemër

Ganimete Musliu e kalon me sukses operimin në zemër

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kaluar me sukses operimin në zemër, të cilit iu nënshtrua në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur miku i saj, Besnik Miftaraj, i cili i ka uruar shërim të shpejtë.

“Ndërhyrja kaloj me sukses dhe tash të uroj shërim sa më të shpejt mikesha ime, Ganimete Musliu!”, ka shkruar gjatë ditës së djeshme Besnik Miftaraj.

Kujtojmë se Ganimete Musliu njoftoi për operacionin që duhet të krynte para dy ditësh.