Gani Gërmia me njoftim publik, nesër flet për ngjarjet e fundit në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Kosova’
Gani Gërmia ka pak ditë që ka lënë shtëpinë më të famshme Big Brother VIP Kosova me vet dëshirë.
Kjo përshkak, se sipas tij, gjithçka e transmetuar kundrejt tij ishte gabim.
Ish-banori më i përfolur i momentit në Big Brother VIP Kosova, para pak minutave ka paralajmëruar se nesër në platformën TikTok, në një livestream do t’i tregoj të gjitha.
“Nesër, më 12 janar, në orën 21:00, do të jem live në TikTok për të hedhur dritë mbi peripecitë dhe ngjarjet e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Do flas për gjithçka, nga momentet më çmendura deri te historitë më të pabesueshme. Bashkohuni për një bisedë të paharrueshme dhe për të kapur momente ekskluzive!”, ka shkruar në Facebook Gani Gërmia.