Gani Geci e zhvesh këmishën dhe iu kërkon ballafaqim atyre që shkruan grafitet

Gani Geci e zhvesh këmishën dhe iu kërkon ballafaqim atyre që shkruan grafitet

Gani Geci ka reaguar ashpër lidhur me grafitet kundër Fadil Gecit në Prishtinë.

Ai madje para gazetarëve, e ka zhveshur këmishën duke iu bërë thirrje atyre që të takohen.

Geci e ka ofenduar rëndë Hashim Thaçin.

“Këto grafitë denigruese kundër familjes Geci, vëllai ka dëshmuar të vërtetën në Gjykatën Speciale. Ajo gjykatë është e Kosovës, prapa saj është Amerika dhe BE-ja. Këto grafitë denigruese janë të iniciuara nga një organizatë Liria ka Emër, e nëse liria e ka emrin Hashime, po iu boj be që këto Hashimet kam qejf me i punu. Unë jam këtu para juve ditën, ata që më kanë vra shokët natën, kam thënë para 23 vjete, s’ko me lanë gur pa rrotullu. Nuk u kallë krejt dynjaja. I ftoj krejt rusët, Putinin, Milloshin, Enverin e Titën, e le të çohet edhe Hashimja prej Broje këtu, se familjen tonë nuk e denigrojnë. Kur i kam vra unë serbët pushkës i kanë thanë Kaka. Deklarata e Gani Thaçit e ka rrethuar familjen Jashari, deklarata e Gani Thaçit e ka vra familjen Jashari.Nuk po ndihna i frikësuar, se i kërcënuar jo. Gjithçka që vjen pas kësaj ka emër dhe ka adresë, te Hashimja…”, tha Gani Geci.