Gallapeni konfirmon se do t’i qëndrojë besnik Kosovës: Është nder dhe krenari që përfaqësoj vendlindjen time

Gallapeni konfirmon se do t’i qëndrojë besnik Kosovës: Është nder dhe krenari që përfaqësoj vendlindjen time

Emri i Dion Gallapenit u përfol se ai mund ta ndjek rrugën e Etnik Brutit për tu larguar nga Kosova dhe për t’iu bashkuar Kombëtares së Shqipërisë.

Por talenti i madh prishtinas ka konfirmuar se ai do t’i qëndrojë besnik Kombëtares së Kosovës, ku aktivizohet te U21.

Mbrojtësi i majtë ka shkruar në Facebook se për të është nder dhe krenari që përfaqëon vendin e tij dhe se nuk do të ndryshojë me asgjë Kosovën.

Shkrimi i plotë nga Dion Gallapeni (pa ndërhyrje):

“Për mua dhe familjen time është nder dhe krenari që të përfaqësoj vendlindjen time, vendin që u derdh shumë gjak që të çlirohet, e që ne tani e kemi obligim që të derdhim djersën tonë dhe të japim gjithçka nga vetja që të ndërtohet e të zhvillohet”.

“Historia do të më kujtojë një ditë dhe nuk do të shqetësohem se sa e vështirë do të jetë rruga drejt suksesit, dua ta përcaktoj veten, do të shkruaj historinë e jetës time dhe askush nuk dua të më thotë se sa është e vështirë, nuk më tremb kjo aspak, as se çfarë mund të jem dhe çfarë nuk mund të jem, sepse qëllimi im është caktuar dhe nuk do të shkoj kurrë në shtëpi, të paktën jo pa dhënë gjithçka çfarë kam për vendin tim”.