Gabimet që i bëni në dush

Gabimet që i bëni në dush

Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë keq në lëkurën tuaj, e ndër to hyn edhe dushi.

Pra, nëse laheni me ujë të nxehtë, duhet të shmangni këtë metodë menjëherë, transmeton Klankosova.tv.

Uji i nxehtë e than lëkurën tuaj tej mase. Dushet super të nxehta e zhveshin lëkurën nga vajrat e saj natyralë dhe e dehidraton duke e tharë shumë.

Një tjetër gabim që bëni është se përdorni sfungjerë të vjetër. Sfungjerët mbledhin shumë baktere dhe myshk për shkak të kushteve të lagështa ku ato ruhen, shkruan noa. Sfungjeri i trupit nuk duhet të përdoret më gjatë se një muaj dhe pastaj të zëvendësohet.