Futbollisti i Llapit, Lulzim Peci pëson frakturë në hundë gjatë ndeshjes kundër FC Ferizajit

Futbollisti i Llapit, Lulzim Peci pëson frakturë në hundë gjatë ndeshjes kundër FC Ferizajit

Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se futbollisti ynë, Lulzim Peci, ka pësuar frakturë në hundë gjatë ndeshjes së sotme kundër FC Ferizaj, pas një goditjeje të rrezikshme me dorë të hapur nga lojtari kundërshtar Abdeen Abdul.

“Si pasojë e goditjes, Peci ka pësuar gjakderdhje dhe komplikime, çka ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të stafit mjekësor. Pas përfundimit të ndeshjes, ai është transportuar me autoambulancë drejt QKUK-së, ku ka kryer ekzaminime të detajuara, përfshirë CT të kokës”.

“Gjendja e futbollistit është aktualisht stabile, ndërsa pranë tij po qëndrojnë anëtarët e klubit, stafi mjekësor dhe bashkëlojtarët. KF Llapi i dëshiron shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në fushën e blertë futbollistit tonë. Të presim më të fortë, Luli”, ka shkruar KF Llapi në Facebook.