“Futbolli na bashkon” / Presidenti Ademi i ndan mirënjohje të veçantë ambasadorit gjerman, Rohde

“Futbolli na bashkon” / Presidenti Ademi i ndan mirënjohje të veçantë ambasadorit gjerman, Rohde

Në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali po mbahet turneu i ftubollit me moton “Futbolli na bashkon”, organizuar me iniciativën e ambsadorit gjerman në Kosovë, Joern Rohde.

Në këtë aktivitet sportiv po marrin pjesë tetë ekipe, përfshirë ekipet e ambasadave, qeverisë, të partive politike, të KFOR-it gjerman, të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe Tiranë, si dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Me ketë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e nderoi ambsadorin Rohde me një mirënjohje të veçantë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, në pragë të pëfundimit të mandatit të tij në muajin qershor.

“Ambasadori Rohde ka qenë gjithmonë një mik i madh i Kosovës dhe veçanërisht i ftubollit kosovar, duke mbështetur në vazhdimësi zhvillimin e FFK-së dhe aktiviteteve që forcojnë bashkëpunimin përmes sportit”, ka shkruar presidenti Ademi në Instagram.

Në këtë ngjarje janë të pranishëm edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Suedisë, dhe Shqipërisë, duke i dhënë turneut një atmosferë të veçantë miqësore dhe gjithëpërfshirëse.

Presidenti Ademi ka theksuar se FFK-ja edhe në të ardhmen do ta vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e Gjermanisë dhe me ambasadorin e ri për të thelluar raportet me partnerët ndërkombëtarë që e mbështesin zhvillimin e futbollit në Kosovë.