Fushë Kosovë, arrestohet pasi e kërcënoi një person duke shtënë me armë
Të martën në Fushë Kosovë është arrestuar një person i cili e ka kanosur viktimën duke shtënë me armë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën mashkull kosovar duke shtënë me armë zjarri një herë në tokë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë dhe një gëzhojë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.