
Fusha në stadiumin e FC Prishtina e Re po shkon drejt finalizimit!
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se fusha në stadiumin e FC Prishtina e Re po shkon drejt finalizimit.
“Sot vizitova këtë fushë, e cila do të jetë shtëpia e re e klubit që siguroi promovimin në Albi Mall Superligë për edicionin e ri”.
“Ky projekt u mundësua nga Memorandumi i Bashkëpunimit mes FFK-së dhe Komunës së Prishtinës.
Pjesa sportive tashmë është përfunduar, ndërsa së shpejti pritet ndërtimi i tribunës për ta kompletuar tërësisht këtë investim të rëndësishëm për futbollin e kryeqytetit”, ka shkruar Ademi në Facebook.