Fundviti i presidentes Osmani: Liderët e mirë duhet të shërbejnë, jo të sundojnë

Fundviti i presidentes Osmani: Liderët e mirë duhet të shërbejnë, jo të sundojnë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se viti që po e lëmë pas kishte suksese por edhe sfida për Kosovën.

Ajo në një intervistë ekskluzive për klankosova.tv, përmendi specifikisht ballafaqimet me sfidat e sigurisë nga tendencat destabilizuese të Serbisë, duke mos lënë anash dhe sfidat ekonomike.

Në një reflektim të thellë të saj, ajo ndau synimet e vitit 2025, me prioritet mbrojtjen e territorit të Kosovës në çdo pëllëmbë.

Tutje rrëfimi i saj, bart edhe një mësim që thotë se mori nga koha e studimeve:

“Është ideja se liderët e mirë duhet të shërbejnë, jo të sundojnë”.