Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në pikën kufitare të Morinit nuk pati kolona e radhe për shkak të operimit me procedurë kalimit pa kontrolle në kufi.

Por ndryshe nga Morini, kolona u krijuan në afërsi të urës mbi Drin, në segmentin nga mbikalimi i Gostilit deri në urë.

Pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës po e shfrytëzojnë më së miri edhe këtë fundjavë shtatori me mot të ngrohtë, madje për disa shtatori është koha më e përshtatshme për pushime.

Bregdeti mbetet ende preferenca e këtij muaji për sa kohë do të ketë mot të mirë.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka nisur procesin mësimor që nga e hëna e kaluar më 2 shtator, proces i cili në njëfarë mënyre ka frenuar deri diku lëvizjet gjatë javës, por jo në fundjavë.

Vetëm gjatë paradites së sotme, përmes pikës kufitare të Morinës kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 7.230 shtetas dhe 4.100 automjete./RTSH