
FSK pjesë e trajnimit në JRTC-ShBA
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në stërvitjen rotacionale në Qendrën e Gatishmërisë për Luftim, Joint Readiness Training Center (JRTC) në Fort Johnson, Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo stërvitje ushtarake zhvillohet në kuadër të partneritetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Ajovës, ku FSK-ja është duke marr pjesë në ushtrimin fushor në Qendrën Trajnuese për Gatishmëri të Përbashkët – JRTC (Joint Readiness Training Center) në Luiziana-SHBA.
JRTC është një trajnim i ushtrisë amerikane, i specializuar në përgatitjen e njësive për operacione luftarake dhe misione komplekse. JRTC ofron një mjedis realist stërvitor duke përdorur Forcën Opozitare dhe simulime të avancuara të luftës për të testuar gatishmërinë operacionale të njësive.
Stërvitja fokusohet në operacione të përbashkëta dhe ndërveprimin me forca aleate, ndihmon në përgatitjen e njësive për dislokime dhe sfida taktike në zona të ndryshme.