HomeAktualeFSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar

FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar

spot_img

Kosova ka qenë pjesëmarrëse në Operacionin “Interflex” në mbështetje të Ukrainës që nga fillimi i vitit 2024, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe aftësish ushtarake.

Kontributi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vlerësuar lart nga partnerët ndërkombëtarë, duke forcuar më tej reputacionin e Kosovës si një kontribuuese e besueshme në operacionet ndërkombëtare të sigurisë dhe në përpjekjet e përbashkëta për paqe e stabilitet.

Operacioni “Interflex” është një iniciativë shumëkombëshe e udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, e cila ka për qëllim përgatitjen dhe trajnimin e forcave ushtarake ukrainase, me synim rritjen e kapaciteteve të tyre operacionale dhe gatishmërisë për mbrojtjen e vendit.

Që nga fillimi i angazhimit në këtë operacion, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë me pesë kontingjente të njëpasnjëshme, duke kontribuar me instruktorë dhe personel të specializuar në realizimin e programeve të trajnimit për ushtarakët ukrainas.

Përmes këtij angazhimi, FSK ka dëshmuar ndërveprueshmëri të lartë me forcat partnere dhe aftësi profesionale në mjedise shumëkombëshe.

Përveç kontributit në kuadër të Operacionit “Interflex”, Republika e Kosovës ka dëshmuar mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Ukrainës edhe përmes pjesëmarrjes në konferencat dhe forumet ndërkombëtare të dedikuara koordinimit të ndihmës për Ukrainën, si dhe përmes ofrimit të ndihmës konkrete në pajisje dhe donacione për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Këto veprime pasqyrojnë përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe solidaritetit me popullin ukrainas në përballje me agresionin ushtarak, duke e pozicionuar Kosovën si një partnere aktive dhe të përgjegjshme në përpjekjet e përbashkëta për siguri dhe stabilitet në Evropë.

Në përfundimin e Operacionit “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar është organizuar ceremoni përmbyllëse ku u ndanë çmime dhe mirënjohje për punën, përkushtimin dhe kontributin e pjesëtarëve të FSK-së, gjatë realizimit të misionit.

Këto vlerësime përfaqësojnë një dëshmi të qartë të profesionalizmit, përkushtimit dhe standardeve të larta që karakterizojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ato njëkohësisht pasqyrojnë kontributin e vazhdueshëm të FSK-së në forcimin e sigurisë ndërkombëtare, partneritetit me vendet aleate dhe mbështetjes së përpjekjeve për paqe, stabilitet dhe siguri në nivel global.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...