HomeAktualeFSK-ja forcon partneritetet ndërkombëtare përmes Qendrës për Studime Universitare

FSK-ja forcon partneritetet ndërkombëtare përmes Qendrës për Studime Universitare

spot_img

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka përfunduar me sukses garën një javore “Triumfi Dardan”, e cila këtë vit shënoi pjesëmarrjen më të madhe që nga ndërkombëtarizimi i saj, me 40 oficerë kadetë, liderë të ardhshëm ushtarakë nga shtetet anëtare të NATO-s.

Një nga veçoritë e garës këtë vit ishte përshkimi i 52 kilometrave në terren tejet të vështirë, me pajisje me peshë prej 35 kilogramësh, për 22 orë pa ndërprerje.

Gjatë patrullës, kadetët realizuan pesë misione ushtarake: reagimin në kontakt, reagimin ndaj zjarrit indirekt, reagimin ndaj sulmeve me dronë, mësymjen dhe evakuimin e viktimave. Këto sfida testuan aftësitë udhëheqëse, ushtarake dhe fizike, qëndrueshmërinë dhe punën ekipore të pjesëmarrësve.

“Triumfi Dardan” përfaqëson një nga aktivitetet më të rëndësishme të ndërkombëtarizimit të QSU-së.

Nën patronatin e Komandantit të FSK-së, Gjeneral Jashari, dhe nën udhëheqjen e Komandantit të QSU-së, Major Mimoza Budeci, me angazhimin dhe përkushtimin e stafit dhe kadetëve, ky proces po shënon rezultate konkrete: Tre marrëveshje ndërkombëtare të arritura me akademi dhe universitete të ndryshme në SHBA; Sigurimi i dhjetëra bursave për pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare; Përfaqësimi i QSU-së në aktivitete të ndryshme ushtarake ndërkombëtare jashtë vendit nga 73 kadetë; 90% e stafit të përfshirë në programe dhe aktivitete ndërkombëtare; Publikimi dhe prezantimi i punimeve në revista dhe forume ushtarake e shkencore të ndryshme; Organizimi i dhjetëra aktiviteteve ndërkombëtare, përmes të cilave QSU ka mirëpritur 70 kadetë oficer ndërkombëtarë; Konfirmim i pjesëmarrjes në dhjetëra aktivitet ndërkombëtarë për vitin 2027, aktivitet këto që do të mbahen në tre kontinente (SHBA, Europë dhe Azi).

QSU po dëshmon se është më shumë se një institucion i edukimit dhe përgatitjes ushtarake.

QSU është një përfaqësuese e rëndësishme e FSK-së në arenën ndërkombëtare dhe një platformë për përgatitjen e liderëve të ardhshëm ushtarakë, të gatshëm për t’u përballur me sfidat e së ardhmes dhe për të dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen dhe promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend, rajon dhe botë.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...