FSK-ja dërgohet në Shqipëri për gjetjen e trupit të shtetasit të Kosovës të zhdukur në lumin Buna

FSK-ja dërgohet në Shqipëri për gjetjen e trupit të shtetasit të Kosovës të zhdukur në lumin Buna

Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i shprehu ngushëllime familjes Syla për humbjen e familjarit të tyre.