FShF-ja kundër Superligës: Futbolli është i të gjithëve

FShF-ja kundër Superligës: Futbolli është i të gjithëve

Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për çështjen e Super Ligës ka sjellë një seri reagimesh nga mbarë opinioni sportiv në botë.

Federata Shqiptare e Futbollit, po ashtu ka mbajtur qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje.

Përmes një postimi në rrjete sociale, FSHF thekson se është kundër krijimit të Superligës, duke përsëritur dhe një herë tjetër se futbolli u përket të gjithëve.

“Tifozët, lojtarët, trajnerët, federatat, klubet, ligat dhe të gjithë ata që e duan lojën e bukur të futbollit thonë njëzëri: ‘Nuk ka vend për asnjë lloj Super League në Evropë’.

Meritat sportive janë ato ku bazohemi. Futbolli është për të gjithë, i hapur për të gjithë”. MERITOJENI NË FUSHË!”, shkruhet në postimin e FSHF-së.