Fruthi në Shqipëri, konfirmohen 11 raste në Tiranë dhe Durrës

Fruthi në Shqipëri, konfirmohen 11 raste në Tiranë dhe Durrës

11 raste me fruth janë konfirmuar në Shqipëri nga Instituti i Shëndetit Publik.

Mësohet se 6 prej këtyre rasteve kanë lidhje familjare dhe janë të pavaksinuar. Po ashtu, bëhet e ditur se të infektuarit janë fëmijë të moshës nga 1 deri në 9 vjeç.

Këto raste janë të konfirmuara në qytetin e Tiranës dhe në Durrës.