HomeAktualeFruthi në Kosovë: 25 raste të reja vetëm gjatë javës së fundit

Fruthi në Kosovë: 25 raste të reja vetëm gjatë javës së fundit

spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rritje të rasteve të fruthit në vend.

Sipas të dhënave të fundit, gjatë periudhës 16 prill – 17 gusht 2026 janë raportuar gjithsej 137 raste të konfirmuara me fruth, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 25 raste të reja.

IKSHPK njofton se, numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë, me 47 raste, dhe në Fushë Kosovë, me 34 raste. Pas tyre renditen Ferizaj me 12 raste, Obiliq me 8, Kaçaniku dhe Lipjani me nga 7 raste.

Raste të fruthit janë raportuar edhe në Skenderaj, Vushtrri dhe Drenas, me nga 3 raste, ndërsa Gjilani, Shtimja, Shtërpca dhe Deçani kanë nga 2 raste.
Me nga një rast janë raportuar në Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë, Podujevë dhe Viti.

Për shkak të situatës epidemiologjike, ky Institut thekson se ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve kanë intensifikuar aktivitetet.
Gjatë javës së fundit, ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve të fruthit (Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri dhe Skenderaj), kanë intensifikuar aktivitetet, me ç‘rast kanë vaksinuar me MMR gjithsej 276 fëmijë të vonuar për vaksinim sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit

IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore”, thuhet në njoftim të IKSHPK-së.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...