HomeSport“Free Xhaka”, tifozët e Zvicrës në mbështetje të kapitenit

“Free Xhaka”, tifozët e Zvicrës në mbështetje të kapitenit

spot_img

Granit Xhaka nuk është pjesë e grumbullimit të Zvicrës për ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, pas pranimit të falsifikimit të certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19.

Pavarësisht mungesës së kapitenit, mbështetja për të nuk ka munguar nga tifozët zviceranë.

Në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, të cilën Zvicra e fitoi 3:0, nga tribunat në Shkup u dëgjuan disa herë thirrjet “Granit Xhaka! Granit Xhaka!”.

Mbështetja u shfaq edhe përmes një flamuri me mbishkrimin “Free Xhaka”. Edhe pse kapiteni nuk ishte në fushë, tifozët treguan se vazhdojnë ta kenë në krah, shkruan mediumi zviceran “Blick”, transmeton Klankosova.tv.

Pas ndeshjes, mesfushori Remo Freuler foli edhe për mungesën e Xhakës.

“Për Granit Xhakën nuk kemi nevojë të flasim. Ai nuk mund të zëvendësohet. Shpresojmë që Graniti të rikthehet shpejt dhe që kjo çështje të zgjidhet”, tha Freuler pas fitores.

 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...