HomeAktuale'Free nga regjimi Kurti-Dejona', Aleanca: Deputetët e VV-së s'e kanë lirinë e...

‘Free nga regjimi Kurti-Dejona’, Aleanca: Deputetët e VV-së s’e kanë lirinë e fjalës

spot_img

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani bashkë me të rinjtë e kësaj partie, kanë mbajtur një aksion para Kuvendit të Kosovës.

Para mediave, Ramadani deklaroi se deputetët e Vetëvendosjes janë të kapur, siç e quajti ai, nga “regjimi Kurti-Dejona”, transmeton Klankosova.tv.

“Problemi këtu është se i njëjti model, në mënyrë të vrazhdë, po tentohet të vendoset në shtetin e Kosovës… Deputetët e VV-së janë të bllokuar brenda këtij grushti të hekurt të GP-së së VV-së, dhe ata krejt çka flasin ua shkruan nëna parti”, u shpreh Ramadani.

Sipas tij, lidhur me këtë çështje, deputetët e VV-së kanë filluar të ankohen.

“Deputetët e VV-së kanë filluar të ankohen për GP-në, realisht e thonë pastër dhe qartë që nuk e kanë lirinë të flasin për situatën e bllokadës së shtetit. Ne besojmë që çdo deputetë duhet të jetë i lirë”, tha Ramadani.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...