Franco Foda pritet të jetë trajneri i ri i Kosovës
Trajneri gjerman, Franco Foda pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës në futboll, raporton Arlind Sadiku.
Në emisionin Favorit të dielën, Ismet Munishi ka insistuar me pyetje te menaxheri i Kombëtares Bajram Shala se a është Foda trajneri i ri, por Shala nuk dha përgjigje konkrete.
Foda për periudhën 2018-2022 ishte trajner i Austrisë, kurse në vitin 2022 e kishte drejtuar ekipin e Zurichut.
Mbetet të shihet se kur do të zyrtarizohet trajneri i ri i dardanëve, pasi që në mars Kosova do të zhvillojë ndeshje miqësore.