
Franco Foda: Jam shumë, shumë krenar për ekipin
Kombëtarja e Kosovës ka arritur suksesin më të madh deri më tash pas pranimit në UEFA e FIFA, duke u ngjitur për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Dardanët e vulosën këtë arritje të madhe pas një paraqitjeje të shkëlqyer në dy ndeshjet e ‘play-off’-it ndaj Islandës.
Pas fitores 2:1 në sfidën e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ekipi i drejtuar nga Franco Foda triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit në Murcia të Spanjës me rezultatin 3:1, duke siguruar një fitore të përgjithshme 5:2.
Përzgjedhësi Franco Foda ka theksuar se është shumë krenar për ekipin.
“Jam shumë, shumë krenar për ekipin. Qëllimi ishte të ngjiteshim në Ligën B, nga Liga B e më tej”, ka theksuar ai pas ndeshjes.
Video: