Franca triumfon ndaj Austrisë, një gol vendos ndeshjen
Franca triumfoi minimalisht 0-1 ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për Euro 2024.
“Gjelat” e nisën ndeshjen në sulm, teksa iu afruan golit me Theo Hernandez në minutën e 13-të.
Edhe austriakët patën rastet e tyre, me Baumgartner që u shfaq rrezikshëm në zonën e kundërshtarit, në minutën e 25-të.
Pak minuta më pas, të besuarit e Ragnick “kërcënuan” me Laimer, por portieri Maignan u përgjigj mirë.
Në fundin e pjesës së parë, Franca shtoi presionin dhe kaloi në avantazh falë një autogoli të pafat të Wober (38’), pas një krosimi të yllit Kylian Mbappe.
Në pjesën e dytë nuk pati gol, pavarësisht rasteve.