Franca do të formojë Qeverinë e re javën e ardhshme
Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kryeministri konservator i zgjedhur së fundi, Michel Barnier, teksa ai po përzgjedh personat që do të jenë ministra në kabinetin që do të udhëheqë.
“Ne do t’i bëjë gjërat në mënyrë metodike dhe serioze”, tha Barnier për gazetarët, duke shtuar se ai do të dëgjojë “të gjithë” në skenën politike, që është e ndarë në tri kampe, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në korrik, shkruan Rel.
“Ne do të emërojmë një Qeveri javën e ardhshme”, tha ai.