Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti
Franca do t’i japë Ukrainës ndihma shtesë ushtarake në ditët dhe javët e ardhshme.
Kjo është bërë e ditur nga Elysee të martën, pasi presidenti Emmanuel Macron foli me telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruajnë mediat e huaja.
“Presidenti i Republikës përsëriti vendosmërinë e Francës për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme… Ai ishte gjithashtu në gjendje të detajonte dërgesat për ditët dhe javët e ardhshme në mbështetje të përpjekjeve ushtarake ukrainase”, thuhet në një deklaratë.
Një zyrtar i Elysee nuk pranoi të shtjellojë se çfarë mund të përfshijnë dërgesat.