HomeAktuale“FoxNews” pyet Vuçiqin a do ta njohë Kosovën: “Jam i hapur për...

“FoxNews” pyet Vuçiqin a do ta njohë Kosovën: “Jam i hapur për zgjidhje kompromisi”

spot_img

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se është i gatshëm për bashkëpunim ekonomik dhe për marrëdhënie të përmirësuara me Kosovën.

Në një intervistë për “FoxNews”, ai u pyet në lidhje me mundësinë e njohjes së Kosovës dhe se duke e bërë këtë do të zhbllokohej e ardhmja ekonomike dhe do të përshpejtohej rruga e vendit të tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Nuk po them se jam i gatshëm të shkel kushtetutën time… gjithmonë kam qenë i hapur për bisedime apo zgjidhje kompromisi, gjithmonë kam qenë i hapur për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ekonomike dhe pa dyshim për marrëdhënie shumë më të mira politike. Por s’kam folur për njohjen e pavarësisë së dikujt”, deklaroi presidenti serb.

Kujtojmë se shtatorin e vitit 2020, Vuçiqi dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti, nënshkruan marrëveshjet ekonomike të ndërmjetësuara nga ShBA-ja në Shtëpinë e Bardhë që përfshinin përkushtime për të zgjeruar lidhjet hekurudhore dhe rrugore dhe të promovojnë investime.

Trumpi e pati përshkuar marrëveshjen si shumë të rëndësishme e arritur duke u fokusuar “në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik” në vend të mosmarrëveshjeve shumëvjeçare politike. /Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...