Forumi Intelektual E30 i bashkohet strukturave të NISMA Socialdemokrate!

Forumi Intelektual E30 i bashkohet strukturave të NISMA Socialdemokrate!

NISMA Socialdemokrate shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj politik: Forumi Intelektual E30 është bërë pjesë përbërëse e strukturave tona.

Ky aderim, në prag të kuvendit zgjedhor që do të mbahet të dielën, është dëshmi e qartë se alternativa që përfaqëson NISMA po fuqizohet me njerëzit më të përgatitur, me kuadro të respektuara dhe me energji të reja që besojnë në vlerat tona themelore.

Pjesëmarrja aktive e prof. dr. Artan Nimanit dhe e bashkëpunëtorëve të tij në strukturat e NISMA-s përbën një kapital të çmuar politik dhe intelektual për partinë tonë dhe për vendin.

Rritja e NISMA-s nuk është vetëm numerike; ajo është cilësore, strategjike dhe e bazuar në një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës. Me këtë hap, forcojmë themelet e një force politike që e vendos në qendër qytetarin, shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.