Formacionet zyrtare, Islandë – Kosovë

Formacionet zyrtare, Islandë – Kosovë

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në Play-Off-in e Ligës së Kombeve, ku dy ekipet kërkojnë një vend në Ligën B për edicionin e ardhshëm dhe ndeshja e kthimit zhvillohet në Murcia të Spanjës.

Dardanët kanë marrë fitore në ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati pozitiv i kualifikon në Ligën B.

Valon Berisha mungon shkaku i kartonëve, ndërsa Arijanet Muric dhe Donat Rrudhani kanë lënë tubimin shkaku i dëmtimeve, ku që të të zëvendësohen, raporton Telegrafi.

Franco Foda ka vendosur që në portë t’i besojë Amir Saipit, derisa mbrojtja nuk do të ndryshojë nga ndeshja e fundit me Mërgim Vojvodën, Amir Rrahmanin, Lumbardh Dellovën dhe Leart Paqaradën.

Në mesfushë si defensivë do të luajnë Vesel Demeku dhe Elvis Rexhbeçaj, derisa më i avancuar do të jetë Florent Muslija.

Në sulm Ermal Krasniqit, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi do të jenë treshja që do të kërkojnë të shënojnë në këtë përballje.

Në anën tjetër, përzgjedhësi i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, ka vendosur të luajë me emra si Gudmunsson, Oskarsson dhe Porteinssson. Vetëm pesë lojtarë që kanë nisur ndeshjen e mëparshme janë sot në formacionin startues.

Islanda: Islanda: Valdimarsson, Johannersson, Poroarson, Ingason, Fridriksson, Helgason, Traustason, Willumsson, Gudmunsson, Oskarsson, Porteinssson.

Kosova: Saipi, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada, Demaku, Rexhbeçaj, Muslija, Er.Krasniqi, Rashica, Muriqi.