
“Forca Kosova”, ambasada franceze në përkrahje të “Dardanëve”
Ambasada e Francës në Kosovë i ka dalë në përkrahje kombëtares e cila sonte e luan kundër Islandës në play-off të Ligës së Kombeve.
Në njoftim, ambasada franceze, ndeshjen ndaj Islandës e cilësoi si një nga dy përballjet vendimtare për të kaluar në Ligën B të Ligës së Kombeve.
“Kosova përballet sonte me Islandën në një nga dy ndeshjet vendimtare për të kaluar në Ligën B të Ligës së Kombeve! Forca Kosova”, shkroi ambasada, transmeton Klankosova.tv.
Përballja mes Kosovës dhe Islandës zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.